اليوم TREXIPTV
Bazuar në romanin e shkrimtarit mjaft të vlerësuar Nicholas Sparks. Një histori e bukur dashurie, ku një romancë e shkurtër dhe e papritur do të ndryshojë jetët e dy të rinjve përgjithmonë. Përkohësisht me leje nga ushtria Xhon takon dhe bie në dashuri me Savanën, një studente kolegji. Por kur ai largohet për t’i shërbyer vendit, lidhja e tyre vihet në provë.
Starting: 27-04-2026 05:10:00
Prezantuar në festivalin ’Sundance 2024’. Bazuar në jetën e bashkë-skenaristes. Një vajzë kthehet në vendbanimin e prindërve, për të gjetur forcën të përballet me varësinë e saj ndaj alkoolit. Me Saoirse Ronan, në një performancë të vlerësuar.
Starting: 27-04-2026 06:55:00
Historia e vërtetë e rrëmbimit të 16 vjeçarit John Paul Getty III dhe përpjekjeve të dëshpëruara të nënës së tij për të bindur babain e saj miliarder për të paguar shumën e kërkuar nga rrëmbyesit.
Starting: 27-04-2026 08:50:00
Anne Hathaway, Meryl Streep, Emily Blunt. Një vajzë e re që sapo ka mbaruar universitetin, fillon punë një një revistë prestigjoze mode, si asistentja e drejtueses më të suksesshme dhe më të tmerrshme në Nju Jork
Starting: 27-04-2026 11:05:00
Një muzikant i ri me talent, regjistrohet në një konservator me shumë konkurencë ku udhëhiqet nga një instruktor i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur potencialin e studentit. Fitues i tre çmimeve Oskar.
Starting: 27-04-2026 12:55:00
Meg Ryan. Një Dukë i shekullit të 18-të, plot nur e hijeshi, dhe një femër e kohëve moderne. Ai ka zbritur gabimisht në shekullin e 21-të dhe do ta rrëmbejë zemrën e saj në çast. Një histori fantastike dashurie.
Starting: 27-04-2026 14:45:00
Adam Sandler, Don Cheadle. Një njeri që humbi familjen e tij në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ritakohet me shokun e universitetit, i cili ndoshta është njeriu i vetëm që mund ta ndihmojë të kapërcejë dhimbjen...
Starting: 27-04-2026 16:50:00
Richard Gere, Winona Ryder. Drama romantike e një Don Zhuani në moshë të mesme i cili dashurohet me një vajze të re, e bukur dhe e ëmbël, por qe ka nje semundje te pasherueshme...
Starting: 27-04-2026 19:00:00
Thomas Gullestad, Jonathan Rhys Meyers. Pas një operacioni të dështuar kundër nazistëve, 11 luftëtarë të rezistencës norvegjeze kapen nga gjermanët. Kjo është historia e atij që arriti t’i shpëtonte gjuetisë së egër naziste.
Starting: 27-04-2026 23:10:00
Frymëzuar nga romandi Kthim nga Hiri, fitues i 15 çmimeve ndërkombëtare. Një e mbijetuar e kampeve naziste kërkon të zbulojë nëse njeriu që e tradhëtoi ishte bashkëshorti i saj
Starting: 28-04-2026 01:20:00
Ngjarjet zhvillohen menjëherë pas uraganit Katrina. Ndërkohë që është duke hetuar vrasjen e 5 emigrantëve, një polic është zhytur edhe në një rrugë vetëshkatërruese, duke abuzuar me alkoolin dhe kumarin.
Starting: 28-04-2026 03:00:00
Në Spanjën e shekullit të 16-të, të pushtuar nga ambicia për pushtet, e ardhmja e mbretërisë varet nga shëndeti mendor i një gruaje të vetme. Por a mundet që Huana të ndërmjetësojë midis dy burrave të jetës së saj për të parandaluar një luftë midis mbretërive apo çmenduria e saj do të jetë justifikimi i përsosur për të filluar luftën?
Starting: 28-04-2026 05:00:00
Charlie Hunnam, Rami Malek. Bazuar në histori të vërtetë. I dënuar gabimisht për vrajse, Henri Charriere lidh një aleancë të pazakontë me të dënuarin për falsifikim Luis Dega-n, në përpjekje për t’u arratisur nga burgu famëkeq në Ishullin e Djallit...
Starting: 28-04-2026 06:55:00
Andrew Garfield, Claire Foy. Historia frymëzuese dhe e vërtetë e dashurisë mes Robin dhe Diana Kavendish, një çift që nuk nuk dorëzohet edhe kur përballet me një sëmundje shumë të rëndë.
Starting: 28-04-2026 09:10:00
Një film nga Luca Guadagnino. Me Tilda Swinton. Pasionet e shtypura seksuale, do të rindizen për Emën, gruan e një Borgjezi Milanez, kur ajo bie në dashuri me shokun e djalit të saj...
Starting: 28-04-2026 11:10:00
Naomi Watts, Jaeden Lieberher. Me udhëzime nga shënimet e djalit të saj gjeni, një nënë beqare bën gjithçka për të shpëtuar një vajzë nga babai i saj abuzues.
Starting: 28-04-2026 13:15:00
Kate Hudson, Gael García Bernal. Pas një vizite tek doktori, jeta e një vajze plot gjallëri do të ndryshojë rrënjësisht. Bashkë me doktorin, ajo fillon një rrugëtim ku do të përjetojë ndjenja që s’i kishte parashikuar kurrë...
Starting: 28-04-2026 15:00:00
Një film nga Woody Allen. Me Scarlet Johansson, Jonathan R.Meyers. Një instruktor tenisi, do të lërë pas të kaluarën e tij dhe po përpiqet të integrohet në shoqërinë e pasur të Londrës. Jeta e tij ndahet mes dy grave - njëra vjen nga bota që ai do të arratiset dhe tjetra, nga bota në të cilën ai dëshiron të bëjë pjesë. Që nga ky cast, në kokën e tij, fillon një ndeshje e errët psikologjike.
Starting: 28-04-2026 16:50:00
2015. Jennifer Lawrence, Robert De Niro, Bradley Cooper. Historia e një familjeje përgjatë katër gjeneratave me në qendër një grua që përballë vështirësive dhe paragjykimeve arrin të bëhet një biznesmen e suksesshme...
Starting: 28-04-2026 19:00:00
Fitues i Palmës së Artë 2011. Historia e një familjeje Teksane në vitet 50-të. Jeta e djalit të madh, Xhek-ut, që nga vitet e fëmijërisë së papërlyer nga mëkatet, deri tek maturimi plot dështime të hidhura
Starting: 28-04-2026 21:00:00
Një grua e re që sapo ka adoptuar një qen, i drejtohet për ndihmë një instruktori të pashëm.Teksa procesi i përshtatjes me anëtarin më të ri të familjes së saj shkon më së miri, ajo kupton se mbase ka rënë në dashuri me instruktorin. A do të jenë reciproke ndjenjat e tyre dhe a do ta pranojnë ndjenjën që lindi falë këtij kupidi aspak të zakontë?
Starting: 28-04-2026 23:25:00
Një djalë indian pesëvjeçar humbet në rrugët e Kalkutës mijëra kilometra larg shtëpisë. Ai u mbijeton shumë sfidave përpara se të birësohet nga një çift në Australi. 25 vjet më vonë, ai niset të kërkojë familjen e tij të humbur. Bazuar mbi historinë e vërtetë të Sarusë në vitin 1986.
Starting: 29-04-2026 00:55:00
Film, Dramë: Xhejkob Fisher sheh me sytë e tij vrasjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij. Pas kësaj ai le gjithçka e largohet nga vendi i tij, me shpresën se do ta kuptojë tragjedinë që i ndodhi. Ai ndalon në Brent Alabama, ku takohet me Ninën, një nënë beqare dhe drejtuesja e korit në një kishë të vogël. Gjithashtu takon Monë, dajën e Ninës dhe komunitetin e kishës. Ata e ndihmojnë Xhejkobin ti kthehet jetës së tij.
Starting: 29-04-2026 02:55:00
Regjia dhe skenari: Paul Verhoeven. Gjatë Luftës së II-të Botërore, një këngëtare e re, anëtare e rezistencës Hebreje, bie në dashuri me një oficer Gestapo, të cilin ajo ishte urdhëruar thjesht ta provokonte...
Starting: 29-04-2026 04:24:00
A Seyfried, M Streep, P Brosnan. Me shpresën se në ditën e dasmës do shoqërohet nga babai i saj i vërtetë, një vajzë e re fton 3 ish të dashurit e nënës së saj, pa e ditur cili është i duhuri. Gjithë historia tregohet nën tingujt e grupit ABBA.
Starting: 29-04-2026 06:50:00
Adam Sandler, Ben Stiller, Dustin Hoffman. Me rastin e celebrimit të punës artistike të babait të tyre, tre fëmijët e tij të rritur mblidhen për t’i dhënë mbështetjen, por shpejt xhelozitë dhe pakënaqësitë dalin në sipërfaqe.
Starting: 29-04-2026 08:40:00
Alicia Vikander (Oskar 2016), Eddie Redmayne në një histori të jashtëzakonshme dashurie, frymëzuar nga jeta e artistit danez Einar Wegener, që në mesin e viteve 1920 kreu një ndër operacionet e para në histori për ndryshimin e seksit...
Starting: 29-04-2026 10:35:00
Film kanditat për dy çmime Oskar. Saoirse Ronan, Margot Robbie. Jeta e trazuar e Maria Stjuartit, e cila kthehet në Skoci për të kërkuar të drejtat si trashëgimtare e fronit, duke kërcënuar sovranitetin e Elizabetës I, Mbretëreshës së Anglisë.
Starting: 29-04-2026 12:35:00
Jason Segel, Dakota Johnson, Casey Affleck. Bazuar në një histori të vërtetë dhe të jashtëzakonshme. Pas marrjes së një lajmi tronditës, një çift gjen mbështetjen e papritur të shokut të tyre të ngushtë, i cili vendos jetën e tij në pritje dhe zhvendoset në shtëpinë e tyre. Por kur qëndrimi i tij i menduar si afatshkurter, zgjatet, kufiri ndarës mes miqësisë dhe familjes fillon të venitet.
Starting: 29-04-2026 14:40:00
Angelina Jolie, fituese e çmimit Oskar dhe e Globit të Artë si aktorja dytësore. I bazuar në historinë e vërtetë të një vajze të re e cila kaloi një periudhë shumë të rëndësishme të jetës së saj në një institut për njerëz me probleme mendore.
Starting: 29-04-2026 16:50:00
Bazuar në autobiografinë best-seller të Elizabeth Gilbert. Liz, kupton që martesës së saj i mungon diçka. Pas divorcit nga bashkëshorti dhe e ndodhur në udhëkryq, ajo ndërmerr një udhëtim rreth botës për të zbuluar vetveten.
Starting: 29-04-2026 19:00:00
Pjesëmarrës në Telluride Film Festival 2017. Me Christian Bale, Rosamund Pike, Wes Studi. Viti1892. Një kapiten legjendar i ushtrisë Amerikane, pranon të shoqërojë përmes territoreve të rrezikshme, kreun e fisit Shajen tek tokat e tij të shenjta. 2 ish luftëtarë të mëdhenj, dikur rivalë, tani duhet t’i besojnë njëri tjetrit dhe të gjejnë paqen e merituar.
Starting: 29-04-2026 21:15:00
Kjo është historia e 25 viteve të fundit të jetës së piktorit më të madh britanik të të gjitha kohërave, Xhozef Mellord Uilliam Tërner, mes artit e sfidave. Timothy Spall, fitues i çmimit si aktori më i mirë në Festivalin e Kanës, 2014.
Starting: 29-04-2026 23:30:00
Sharlota, një këngëtare e muzikës kauntri, kthehet në vendlindje një javë para se të martohet. Synimi është ti kërkojë gjyshes fustanin e nusërisë të nënës së saj të ndjerë që ta veshë ditën e dasmës. Rastësisht aty takon ish-të dashurin e gjimnazit, Rein, dhe çdo gjë që mendonte se kishte në jetë, i kthehet përmbys.
Starting: 30-04-2026 02:00:00
G.Butler. Heroi legjendar skandinav, Beowulf, në krye të luftëtarëve të tij, ka kapërcyer detin për t’i ardhur në ndihmë mikut të tij të vjetër, mbretit Hrotgar, mbretëria e të cilit është shkatërruar nga krijesa e mbinatyrshme, Grendell.
Starting: 30-04-2026 03:30:00
Bella Thorne. Kejt vuan nga 1 sëmundje që nuk e lejon të dalë në diell, ndaj sa bie nata, ajo shkon tek stacioni i trenit t’i bjerë kitarës. Kur njihet me Çarlin, vendos t’ia fshehë sëmundjen, ndërsa nisin një romancë gjatë 1 vere gati ideale...
Starting: 30-04-2026 05:10:00
Kevin Kline, Kristin Scott Thomas, Maggie Smith. Një burrë nga Nju Jorku, zbulon se apartamenti në Paris i lënë trashëgim nga babai që nuk e shihte prej kohësh, është zënë nga një grua plot klas dhe vajza e saj.
Starting: 30-04-2026 06:40:00
Ryan Gosling. Një shofer qe punon si dublant filmash, punon edhe si korrier për këdo që paguan... Por pasi ndihmon fqinjën e tij simpatike, ai do ta gjejë veten në arrati nga disa prej kriminelëve më të rrezikshëm të qytetit...
Starting: 30-04-2026 08:25:00
Kate Winslet, Cameron Diaz. Një vajzë amerikane dhe një angleze, shkëmbejnë shtëpitë e tyre respektive për festat e fundvitit. Secila takon njeriun e ëndrrave, por përfundimi i pushimeve mund të sjellë edhe fundin e lidhjes.
Starting: 30-04-2026 10:05:00
Nga regjisori francez Jean-Jacques Annaud . Bazuar në historinë e vërtetë të alpinistit austriak Heinrich Harrer (Brad Pitt), i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore arratiset nga një kamp lufte dhe e gjen veten në Tibet. Atje, ai ndërton një miqësi transformuese, me të riun Dalai Lama.
Starting: 30-04-2026 12:20:00
Jessica Chastain, Johan Heldenbergh. Historia e vërtetë e kujdestarëve të kopshtit zoologjik të Varshavës, Antonina and Jan Zabinski, të cilët ndihmuan në shpëtimin e qindra njerëzve dhe kafshëve gjatë pushtimit nazist.
Starting: 30-04-2026 14:35:00
Fitues i çmimit Oskar, Rami Malek. Historia e grupit muzikor Queen, e muzikës së tyre dhe e solistit të jashtëzakonshëm të grupit, Freddie Mercury, i cili sfidoi stereotipet dhe u bë një prej artistëve më të dashur në histori.
Starting: 30-04-2026 16:40:00
Gary Oldman, fitues i çmimit Oskar si aktori më i mirë në rol protagonist. Në maj të vitit 1940, kryeministri britanik Uinston Çërçill, duhet të vendosë nëse do t’i rezistojë Hitlerit në një luftë që mund të sjellë fundin e perandorisë britanike.
Starting: 30-04-2026 19:00:00
Një prift karizmatik, At Flini, po përpiqet të ndryshojë rregullat e ashpra të shkollës që janë vendosur prej kohësh nga motra e tij Alojsis Bovier, kryemurgesha e hekurt e cila beson te pushteti i frikës dhe disiplina. Epoka e ndryshimit arrin çastin kulminant kur në shkollë pranohet studenti i parë me ngjyrë, Donald Miller dhe që këtu nisin edhe problemet.
Starting: 30-04-2026 21:00:00
Joseph Gordon-Levitt, Scarlett Johansson. Një djalosh simpatik, i dedikuar pas familjes, miqve dhe kishës, përpiqet të ruajë lidhjen me një vajzë të çiltër, por varësia ndaj pornografisë rrezikon të rrënojë gjithçka.
Starting: 30-04-2026 22:45:00
Historia e njërit prej mashtrimeve më të mëdha të Pentagonit për luftën e Vietnamit dhe përpjekjet e gazetarëve për të zbuluar të vërtetën e hidhur.
Starting: 01-05-2026 00:15:00
Gijs Naber; Louis Grrel; Xhejkob Stër, një kapiten anijeje, do të vërë bast me një mikun e tij se do tw amrtohet me gruan e parw qw do tw hyja nw restorantin ku ata ndodhen. Ai do ta mbajw premtimin dhe do tw martohet me Lizin, por ç’do tw ndodhw mw pas me ta?
Starting: 01-05-2026 02:10:00
Julianne Moore, Michelle Williams. Roza largohet ne kerkim te aktores, per te cilen shenon çdo gje ne bllok, ndersa Ben iken nga shtepia per te gjetur te atin.
Starting: 01-05-2026 04:55:00
Një vështirm mbi jetën e austronautit, Neil Armstrong dhe misionit legjendar në hapësirë që e bëri atë njeriun e parë që shkeli në Hënë. Fitues i çmimit Oskar
Starting: 01-05-2026 06:50:00
Një vajzë 18 vjeçare izraelite detyrohet të martohet me burrin e motrës së saj të vdekur, duke mos pasur mundësinë të kundërshtojë, pasi jeton në Tel Aviv dhe aty feja, traditat dhe fjalët e rabinit janë ligj.
Starting: 01-05-2026 09:05:00
Miqësia e fortë dhe e vërtetë mes një një tetraplegjiku milioner dhe ndihmësit të tij, një djalë nga periferia, i sapo dalë nga burgu...
Starting: 01-05-2026 10:35:00
Kjo është përshtatja e 10-të e klasikut të famshëm nga Alexandre Dumas. Një marinar francez, i burgosur padrejtësisht nga ’miqtë’ e tij xhelozë, arratiset dhe përdor një thesar të fshehur për të vënë në jetë planin e hakmarrjes.
Starting: 01-05-2026 12:30:00
Ralph Fiennes. Shangai do të bëhet atdheu i konteshës ruse Sofia. Për të mbajtur gjallë veten dhe familjen, konteshës do t’i duhet të punojë si kamariere. Takimi me diplomatin amerikan do t’i jape pak shpresë e dritë jetës së saj.
Starting: 01-05-2026 14:40:00
Antonio Banderas, Angelina Jolie, Thomas Jane; Një djalosh bën një jetë të fshehtë, mashtron dhe ka një identitet të rremë në ndjekje të një femre fatale zemra e së cilës s’është kurrë e qetë dhe ka një influencë të madhe mbi të
Starting: 01-05-2026 17:00:00
Film kandidat për tre çmime Oskar. Anthony Hopkins dhe Jonathan Pryce në rolet e Papa Benediktit dhe Papës së ardhshëm, Françeskut, gjatë një takimi intim që do të ndryshojë të ardhmen e Kishës Katolike.
Starting: 01-05-2026 19:00:00